Arta Bilalli Zendeli nga BDI tha se edhe përkundër deklaratave se nuk do të jetë pjesë e Frontit Europian, deputeti Menduh Thaçi do të vazhdojë të veprojë si opozitar dhe do të konsultohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Qëndrimet e Menduh Thaçit, ai vet i publikoi dje. Mendoj se ai ishte mjaftueshëm i qartë që të shihet, dhe krijohet përshtypje se ai do të vazhdojë të veprojë si opozitë dhe do të konsultohet, apo do të mbajë konsultime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Bilalli-Zendeli.
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë deklaroi se ai dhe partia e tij nuk do të jenë më pjesë e Frontit Europian.
Ai gjithashtu theksoi se për momentin nuk e ka ndërmend të hy në qeveri dhe se nuk negocion me askënd.
Bilalli nga BDI: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin appeared first on Telegrafi.