
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Franceskos.
“Vdekja e Ppapa Françeskos, humbje e madhe për paqen në botë”, thonë nga BFI.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut të Vatikanit u prit me shqetësim dhe dhimbje të madhe. Bota katolike dhe mbarë njerëzimi humbi një personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhat botërore.
Ai i kushtoi kujdes të veçantë paqes ndërnjerëzore, duke kontribuar fuqishëm në kultivimin e dialogut ndërfetar me qëllim forcimin e respektit dhe paqes në botë.
Bashkësia Fetare Islame i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ipeshkvit të saj, Monsinjor Kiro Stojanov, si dhe familjes së ngushtë dhe shtetit të Vatikanit”, shkruan në letër ngushëllimin e BFI-së.
BFI: Vdekja e Papa Françeskos, humbje e madhe për paqen në botë appeared first on Telegrafi.