Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) Abdylmenaf Bexheti, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për arsimin, gjyqësinë si dhe tema të tjera që janë në interes të studentëve dhe të rinjve.

Bexheti tha se këtë vit ka pasur rritje prej 7 përqind të numrit të studentëve të rinj të regjistruar në UEJL, duke i shprehur i kënaqur edhe përkundër trendëve dëshirën për studim jashtë vendit, si dhe emigrimin.

“Zakonisht jemi afirmativ dhe lavdërohemi, por mund të japim shënime nga baza e të dhënave dhe nëse shikojmë numrin e studentëve të regjistruar, sidomos në cilin e parë, shkon me një rritje prej rreth 7 përqind, gjitha programet studimore, shpërndarja në të gjitha është majft e mirë, që është pak edhe jo e zakonshme, në kushte kur siç e dijmë tendenca dhe trendët janë rënëse në të gjitha aspektet, si në atë të demografisë, po ashtu atë të preferencës për studime jashtë. Kështu që ne jemi të kënaqur.

Ai tha se departamenti i juridikut vazhdon ta mbaj primatin si drejtim i preferuar në UEJL, kjo për shkak të mësimit praktik që ofrohet në këtë drejtim në UEJL.

Sa i përket çështjes së besueshmërisë së ulët në sistemin e drejtësisë në vend, Bexheti tha se kjo është çështje sistemi, e jo individuale.

“Është çështje sistemi, nuk varet nga individë të caktuar. Besoj që një pjesë e studentëve që me këto qasje ndryshe, i qasen studimeve edhe mund të kenë mësimnxënie të mirë, por çfarë do eksperti juridik të jetë, përfshirë edhe integritetin karakter të tij, ai nëse futet në një sistem jo funksional, ai ka shanse vetëm të prishet. Edhe ato të mirët, që janë në sistem, i janë përshtatur sistemit për mënyrën se si funksion, dhe prandaj mbetet besueshmëria kaq e ulët, edhe pse unë nuk i besoj 2%”, tha Bexheti.

E pyetëm edhe për paralajmërimet e ministres së re të Arsimit dhe Shkencës për kontrolle në universitetet e vendit, Bexheti tha se këto paralajmërime kanë qenë në aspektin më shumë teknik, e jo të zbulimit të krimit ose korrupsionit nëpër universitete.

“Paralajmërimi ishte më shumë në aspekt të shikueshmërisë së ligjshmërisë dhe rregullshmërisë të programeve studimore, kushteve të studimeve, pasi nuk mund aspektet tjera t’i hetojë dhe investigojë Ministria e Arsimit, psh: korrupsionin dhe pandershmërinë”, tha Bexheti.

Ndërsa sa i përket mos prezencës së universiteteve të RMV-së në Listën e Shangait, ai tha se në këtë ndikojnë shumë faktor dhe se do të ishte i lumtur që ndonjë universitet të ishte në top 1000.

Unë do të isha i lumtur po të ishim në top 1000, pasi kemi universitete relativisht të vogla dhe këto janë jo konkurruese në kushte të globalizimit. Gjithashtu Fondet hulumtuese janë 20 herë më të vogla se mesatarja në shtet, pra tek ne 0.3% e BPV është për hulumtime, ndërsa në perëndim kjo shkon deri në 4 përqind, pra është e krahasueshme që ne të garojmë me këto kompetenca”, tha Bexheti.

Nëse rektori Bexheti do të ishte ministër i Arsimit, tre ishin gjërat që ai fillimisht do t’i ndryshonte.

“E para do të ishte etablimi i sistemit të cilësisë, e dyta financimi i institucioneve, si rezultat që krijojnë ato dhe e treta ngritja e integritetit dhe etikës individuale të mësimdhënëse”, tha Bexheti.

Në fund ai bëri thirrje edhe për kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion./Telegrafi/

Bexheti: Besueshmëria në drejtësi është çështje e sistemit të prishur, UEJL këtë vit ka rritje të numrit të studentëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version