Ministri i Financave Fatmir Besimi, sot tha se në buxhetin e shtetit nuk janë paraparë mjete për rritjen e pagave të funksionarëve për 400 euro shtesë, rritje kjo në pajtim me ndryshimet e fundit ligjore, gjegjësisht me harmonizimin me pagën mesatare.

“Nuk ka para në buxhet për rritjen e pagave të funksionarëve në vitin 2024. Kjo do të thotë se është pasqyrë e politikës që e paralajmëroi Qeveria se do të ketë intervenime në Ligjin që të mos ndodh kjo në vitin 2024″.

Lexo po ashtu
Nga ky muaj paga edhe më të larta për funksionarët e Maqedonisë

“Sipas Ligjit çdo vit u takon rritje në përputhje me harmonizimin e pagës mesatare. Nuk ka mjete në Buxhet për këtë“, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Sa u përket konkurseve të shpallura për punësime para zgjedhjeve, ku vetëm në Ministrinë e Financave planifikohen 50 punësime, Besimi tha se vazhdimisht ka largim të kuadrove dhe duhet të plotësohen vendet e lira ndërsa konkurset janë për ata me kohë të caktuar.

Besimi: Nuk ka mjete për rritjen e pagave të funksionarëve për 400 euro appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version