Për Spitalin modular në Tetovë, Florin Besimi tha se nuk do të shtonte asgjë nga deklaratat që ka bërë më parë po tha se, do të dëshironte që procesi të vazhdonte në mënyrë profesionale siç ishte deri më tani.

“Nuk do të shtoja asgjë nga ajo që kam deklaruar deri tash për këtë proces gjyqësor, do t’ju lutesha vetëm të vazhdoni profesionalisht siç keni bërë deri tani, të ndiqni procesin dhe të shihni vendimin e gjykatës së apelit në të cilin të gjitha pohimet tona u konfirmuan në këtë vendim”, tha Florin Besimi, përcjell “TV21”.

Sot u anulua seanca gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë. Siç njoftohet seanca është anuluar për shkak të mungesës të përfaqësuesve nga Spitali i modular i Tetovës.

Besimi: Nuk do të shtoja asgjë nga ajo që kam deklaruar deri tash për procesin gjyqësor për spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version