Besa Muharemi është emër i njohur në fushën e Stomatologjisë dhe Estetikës në vendin tonë.

Me një përvojë shumë vjeçare në profesion, ajo vazhdimisht jep kontribut të çmuar në punë, gjithmonë në ndjekje të trendeve të reja dhe aplikimit të tyre.

Besa ka shumëçka për të rrefyer nga jeta e saj profesionale e personale, ndaj në emisionin Rose, ajo flet pa doreza.

Një stomatologe e cila ka qenë e para shqiptare që ka ndjekur trajtimin për botox e filler, duke u bërë emër reference për shumë vajza dhe gra që duan pamje rinore dhe mirëmbajtje femërore.

Ajo tregoi se duke qenë stomatologe, vendimin që të mirret dhe me botox e filler nuk është se e kanë përkrahur të afërmit e saj, pasi ka qenë temë tabu për shumë vitë, mirëpo Besa sot thot se ai trajnim ia ka vlejtur dhe se ajo dhe klientët e saj janë të kënaqur nga puna profesionale që ofron.

“Para gati se 10 viteve kur ne këtu nuk e dinim se çfarë është botoksi apo acidi hialloronik, unë shkova në një trajnim që mbahej këtu në një qytet të vendit dhe pavarësisht se nuk e kisha përkrahjen e askujt, sepse thonin nuk ke pse shkon në këtë trajnim kur e din që s’do kesh kurrfar përfitimi. Por unë e kisha atë bindjen që do kem sukses. Unë isha e vetmja shqiptare në mesin e stomalogëve dhe mjekëve në atë trajnim. Aplikimi natyrisht që nuk ka filluar menjëherë, mirëpo tanimë tabuja është thyer dhe ka shumë vajza që i bëjnë dhe ia ka vlejtur”, tha Besa.

Pasionin për profesionin e mjekësisë, Besa e ka trashëguar dhe tek fëmijët e saj, teksa jep dhe këshillat e saj si nënë dhe profesioniste për të gjithë ata që duan të këtë sukses në profesion.

“Të japin shumë për edukimin e tyre profesional, të ndjekin hapat në përditësimin e teknologjisë dhe metodologjisë së punës dhe të kenë empati me pacientin. Për mua çëlësi i suksesit janë përkushtimi dhe dedikimi”, u shpreh Besa.

Rrëfimi i Besës nuk duhet humbur ndaj të njejtin mund ta ndiqni në linkun e videos vendosur në brendësi të tekstit. /Telegrafi/

Besa Muharemi, zonja që bën revolucion bukurie appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version