Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka reaguar pas informacionit se kundër tij është ngritur kallëzim penal.

Ai thotë se bëhet fjalë për përndjekje politike, ndërsa qëllimi i fiksimit nuk do ju kalojë

“Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër.

Duke pasur parasysh që detyra e shefit të sektorit është të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, më poshtë është mesazhi që unë i dërgova si një person që ka përgjegjësi edhe për procesin zgjedhor.

Por ky nuk është qëllimi i tyre, (gjykoni vetë nga mesazhi) qëllimi i tyre është hakmarrja për debaklin që u dhanë qytetarët më 8 maj!

Si Kreshnik Bekteshi, çdo herë do të kujdesem për qytetarët të cilët janë në tentim të përhershëm të majorizimit dhe frikësimit, siç janë bashkatdhetarët e mi në Ohër, Resnjë, Krushevë, Dollnen etj”, shkruan Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

Bekteshi: Përndjekjet politike, frikësimi nuk do të kalojnë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version