Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i pyetur për rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve të ardhshme në TV21, tha se është e kundërta. Sipas tij ajo përcaktohet nga dy faktorë që është paga mesatare vjetore dhe inflacioni.
“Metodologjia e re e cila është inkorporuar në kuadër të ligjeve të RMV-së ku paga minimale nuk përcaktohet nga dëshira e sipërmarrëseve apo e qeveritarëve për çështje votash. Paga minimale me metodologjinë e re përcaktohet nga dy faktorë, nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak dhe nga rritja e inflacionit nga viti paraprak”.
“Rritja e pagës mesatare gjatë këtij viti ishte rreth 15 për qind ndërsa inflacioni është rreth 8-9, dhe nëse i përllogarit këta dy parametra del vlera e pagës minimale që do të jetë 22500 denarë”, tha Bekteshi.
Bekteshi për metodologjinë e pagës minimale: Nuk është blerje votash appeared first on Telegrafi.