Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban njoftoi se vendi ynë do të huazojë 500 milionë euro nga Hungaria.

Lexo po ashtu
Mickoski-Orban: Arrihet marrëveshje që Hungaria t’i huazojë Maqedonisë 500 milionë euro

Bekteshi vlerëson se me këtë huazim, Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut (Milorad Dodikut, president i Republikës Sërpska).

“As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut!!!
Exim Banka e Hungarisë deri tani ka mbështetur Dodikun me 116 milion Euro, dhe tash paralajmërojnë mbështetje për Maqedoninë e Veriut me 500 milion Euro dhe kamatë 3.25%!!!”, shkroi Bekteshi në Facebook.

Bekteshi, Mickoskit: Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version