Taravari në Shqipëri, takim me presidentin Begaj, e uron për hapjen e negociatave me BE-në
Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari sot ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite ka pasur një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Sot, së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe një delegacion nga ASH-ja, pata kënaqësinë të takoja Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në një atmosferë vëllazërore dhe bashkëpunuese.
E përgëzuam Presidentin për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe shprehëm dëshirën që rrugët tona të bashkohen sa më parë në këtë proces jetik për vendet dhe popujt tanë”.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët.
“Në fokus ishte infrastruktura dhe përmbyllja sa më e shpejtë e Korridorit 8, si një hap i rëndësishëm drejt sigurisë së përbashkët, zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Begaj-Taravari: Nevojitet ndërtimi i shpejtë i korridorit 8 appeared first on Telegrafi.