Bashkimi Evropian ka marrë një kërkesë nga Maqedonia e Veriut për ndihmë në përballimin e pasojave të zjarrit në klubin e natës në Koçan, konfirmoi për AIM zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Më shumë detaje mbi formatin e ndihmës zëdhënësi do t’i bëjë të ditura gjatë ditës së nesërme.

Më herët, Komisioni Evropian informoi se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë vendin përmes Mekanizmit të saj për Mbrojtje Civile, nëse një gjë e tillë kërkohet.

Ngushëllime, solidaritet dhe trishtim për tragjedinë kanë shprehur presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, presidentet e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola, përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Kaja Kallas, si dhe eurokomisioneret për zgjerim, barazi, gatishmëri dhe menaxhim të krizave, Marta Kos dhe Hadja Labib.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë plagosur në zjarrin që ndodhi mbrëmë në një diskotekë në Koçan.

BE ka pranuar kërkesë nga RMV për ndihma pas tragjedisë në Koçani appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version