Bashkimi Demokratik për Integrim është e skandalizuar nga narrativi ofendues i OBRM-PDUKM-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, bashkimi i të cilëve në Frontin Europian rezultoi të jetë forca e dytë politike në vend.
“Narativi antishqiptar shtatë vjeçar i imponuar nga OBRM-PDUKM krijoi pasqyrë të shtrembëruar, të pasaktë, dhe të rrezikshme për vendin tonë.
Sa i përket shprehjes skandaloze “Ahmeti të ndalojë të sillet si fëmijë i lazdruar që qan pas lodrës që nuk është e tij”, OBRM-PDUKM duhet ta ketë të qartë se Qeveria nuk është lodër në duart e tyre dhe askujt tjetër dhe shkelja e vullnetit të sovranit është antidemokratik dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet konsistent në qëndrimet për respektimin e votës së popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, pasi kjo është garanca e vetme e stabilitetit dhe vazhdimësisë progresive të vendit.
Ky shtet është i përbashkët dhe të gjithë duhet të japin kontribut për marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thonë nga BDI.
Askush, shtojnë nga atje, të mos mendojë se populli do t’i lejojë ta kthejnë prapa nga rruga e nisur e barazisë dhe rruga europiane./Telegrafi/
BDI: Vullneti i popullit shqiptar dhe i komuniteteve nuk është lodër që i përket OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.