Nga BDI kanë reaguar ndaj akuzave të VLEN në lidhje me prokurimin e aparateve për kazino, në vlerë të 19 milionë eurove nga kompania Novo VLT.

Lexo po ashtu
VLEN: Prokuroria të hetojë furnizimin post-zgjedhor me mijëra aparate për kazino

Nga BDI thonë se këto para nuk janë mjete buxhetore dhe se tenderimi është bërë përmes një kompanie private.

“Vlen edhe njëherë shfaq injorancën maksimale, si pasojë e të qenurit vazal dhe jolegjitim me detyrë për të poshtëruar shqiptarët, sepse “akuzon” për tender të cilin e shpall një kompani private, me procedura dhe buxhet të tyre e jo me mjete buxhetore.

Kjo mungesë alarmante e dijës dhe e kapaciteve drejtuese po i turpëron shqiptarët. Çdo përpjekje për ta defokusuar opinionin me kotësira dhe gënjeshtra të përditshme, nga fakti që jeni jolegjitim, vazal, puthadorë, shërbëtor dhe poshtërues të shqiptarëve, nuk ju kalon!

Ftojmë për veting ndërkombëtar ndaj politikës, gjyqësorit, prokurorisë dhe biznesit në 32 vitet e fundit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI: VLEN nuk dinë, kompani private ka bërë tenderimin për aparatet VLT, ato nuk janë mjete buxhetore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version