Bashkimi Demokratik për Integrim i ka quajtur sërish shpifje deklaratat e VLEN-it se BDI do të pranonte të ishte në vendin e tyre në qeverisje me OBRM-PDUKM-në, madje dhe pa kryeparlamentar shqiptar.
Nga BDI thonë se VLEN-OBRM-PDUKM po përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën.
Reagimi i plotë:
Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO- DPMNE- së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën.
Këtu i keni kaluar vijat e kuqe dhe do të përballeni me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari.
Kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë.
Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur interesin dhe dinjitetin e popullit shqiptar. /Telegrafi/
BDI-VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari appeared first on Telegrafi.