
Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët e ritit ortodoks dhe katolik që sot festojnë.
Nga BDI kanë uruar për solidaritet, dashuri dhe falje.
Urimi i plotë:
“Pashkët janë simbol i shpresës, jetës dhe fitores së dritës mbi errësirën.
Është një ditë që na bashkon rreth vlerave universale të dashurisë, solidaritetit dhe faljes.
Në frymën e bashkëjetesës, BDI shpreh respekt për të gjitha komunitetet e krishtera në vendin tonë, të cilat janë pjesë e pandashme e shtetit tonë multietnik.
Ju urojmë një festë të qetë dhe të bekuar, të mbushur me gëzim shpirtëror, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja”, urojnë nga BDI.
BDI uron Pashkët për të gjithë të krishterët ortodoksë dhe katolikë appeared first on Telegrafi.