Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës kanë dalë me akuza në drejtim të Bilall Kasamit, për të cilin thonë se nuk ka transparencë në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve dhe se komunat janë zhytur në borxhe.
Liridon Disha tha se shkolla e mesme “Nikolla Shtenj” sipas raportit të organeve shtetërore, ka borxh prej 500 mijë eurove. Ai kërkoi që Kasami të dalë dhe të sqarohet për këtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Së dyti Komuna e Tetovës duke pasur marrëveshje me një kompani, e cila ka licencë për transportin e nxënësve, Bilall Kasami ka vendosur ta ndërprejë këtë marrëveshje, për të nënshkruar një tjetër me një kompani të afërt me Bilall Kasamin. Kjo kompani nuk ka leje për këtë veprimtari dhe as orar të përcaktuar me ligj. Kjo na çon të dyshojmë se Bilall Kasami ka bërë marrëveshje sy më sy duke shkelur të gjitha procedurat ligjore”, tha Disha.
Ai kërkoi që Kasami të tregojë arsyetimet e ndërprerjes së marrëveshjes dhe nënshkruar një të re me kompani e cila nuk ka licencë./Telegrafi/
BDI Tetovë: Kasami ka bërë marrëveshje sy më sy për organizimin e transportit të nxënësve appeared first on Telegrafi.