BDI konsideron që qëndrimet e eksponentëve të humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, hyzmeçarëve të OBRM-PDUKM dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme.
Çdo ditë, të parët e hyzmeçarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e Kryetarit të gjykatës kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e OBRM-PDUKM.
Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike.
Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i OBRM-PDUKM, konkretisht ish-Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeveria me legjitimitet monoetnik”, akuzojnë nga BDI.
Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to, theksojnë nga atje, për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre./Telegrafi/
BDI: Skandaloze qëndrimet e VLEN-it kundër gjuhës shqipe appeared first on Telegrafi.