Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj statistikave që ka Maqedonia e Veriut për vdekshmëri nda ndotja e ajrit.
Siç thonë nga BDI, kjo gjendje është kërcënim për shëndetin e qytetarëve, mirëpo qeveria në vend që të fokusohet në këto çështje, po merren me tema që dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike.
Nga BDI kërkojnë reagim urgjent institucional.
Reagimi i plotë:
Alarm për shëndetin publik: Maqedonia e Veriut me nivelin më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit në Evropë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas të dhënave të Euronews, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë të lidhur me ndotjen – një situatë e paprecedentë.
Kjo gjendje përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore kronike.
Ndotja e ajrit kërkon një reagim urgjent dhe të mirëkoordinuar.
BDI vlerëson se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të prioritizojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
Në vend që të shpërqendrohen me çështje që dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike, kërkojmë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj sfidave mjedisore.
BDI: RMV me nivelin më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit në Evropë, qeveria dhe institucionet të veprojnë appeared first on Telegrafi.