Fillimisht duhet të formohet një komision parlamentar me mbikëqyrje ndërkombëtare, e më pas të mendohet për hapa tjerë, thanë nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në lidhje me paralajmërimin e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe për takimin e liderëve.

“Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që nuk dëshirojnë që një nga tragjeditë më të mëdha në vend të përfundojë me farsën më të madhe juridike të drejtësisë selektive dhe robërimit të shtetit, sot të nënshkruajnë nismën e “Frontit Evropian” për formimin e këtij komisioni”, theksojnë nga BDI-ja.

Filipçe mbrëmë në mbrëmjen e donatorëve për të ndihmuar familjet e të pësuarve dhe të lënduarve në zjarrin në Koçan, paralajmëroi se javën e ardhshme do t’i thërrasë liderët e partive më të mëdha politike në takim në Kuvend për të prezantuar planin e tij – të cilin e konsideron se është obligim për t’u bërë për shtetin sepse, tha “është e qartë se mënyrat konvencionale të udhëheqjes së politikës, të luftës politike, nuk japin rezultate sa duhet shpejt”.

Grupi parlamentar i “Frontit Europian” dje i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit një kërkesë zyrtare për informim për detajet dhe rrethanat, veprimet e institucioneve kompetente dhe qasjen selektive në procesin hetimor lidhur me tragjedinë e ndodhur në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u lënduan, kumtuan nga grupi parlamentar. Ata kërkojnë edhe një komision parlamentar për të monitoruar punën e organeve hetimore dhe gjyqësore lidhur me zjarrin në Koçan.

“Kërkesa bazohet në nenin 205, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfshin disa pika kyçe që kërkojnë shpjegim nga Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike dhe institucione të tjera, mes të cilave janë: inspektimet dhe masat parandaluese – masat e marra para tragjedisë, veprimet në ditën e ngjarjes, detaje për hetimin dhe transparencën e tij – si është zbatuar hetimi dhe pse ekziston qasje selektive, qasja selektive në hetim – sqarim i fokusit vetëm tek disa zyrtarë dhe masat për të siguruar një hetim të pavarur dhe transparent – ​​veprimet e ndërmarra për garantimin e drejtësisë, theksojnë nga “Fronti Europian”.

BDI për kërkesën e Filipçes: Fillimisht të formohet komision parlamentar me mbikqyrje ndërkombëtare, pastaj shohim si do veprojmë tutje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version