“BDI u reformua me ikjen e Izet MegaWin Mexhitit, zgjedhje për ta ndal poshtërsimin e shqiptarëve” thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim si përgjigje ndaj partive në pushtet që thanë se BDI duhet të reformohet në vend që të synojë pushtetin.
“BDI ka treguar në praktikë se reformat më të mëdha dhe të thella ndodhin kur elementët e kriminalizuar largohen vetë nga partia. Shembulli më i qartë është largimi i kryebosit të krimit urban dhe shërbëtorit të industrisë së bixhozit, Izet “MegaWin” Mexhiti, i cili e kuptoi se aktivitetet e tij kriminale nuk kishin hapësirë dhe nuk mund të prosperonin më brenda BDI-së sepse nuk e kalonin vetingun partiak e shtetëror. Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj pastrimit dhe forcimit të radhëve tona për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një politikë të pastër dhe të ndershme. Ata që sulmojnë BDI-në me komunikata të shkruara nga pronarët e tyre OBRM-PDUKM dhe të përkthyera në shqip, duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të destinuara të dështojnë përballë vendosmërisë sonë për integritet dhe progres. Ata që duhet të bartin përgjegjësi janë në kuadër të Qeverisë, i keni në krah të djathtë, dhe ju i “reformuat” nga kriminel në xhentëllmen”, thonë nga BDI.
Poashtu kanë komentuar dhe kërkesën e VLEN-it për dorëheqjen e Ali Ahmetit nëse humb zgjedhjet.
“Të gjithë ata u zotuan publikisht në muajin maj që po që se humbasin një votë më pak, do të dorëhiqen nga partitë e tyre, por nuk e mbajtën fjalën. Njejtë, u zotuan që nëse nuk ndryshohet kushtetuta për 6 muaj, do të largohen nga qeveria, prap gënjyen. Vetëm zgjedhjet e përbashkëta e ndalojnë këtë pandemi të gënjeshtrave, dështimeve dhe poshtërsimit të shqiptarëve nga vazalët e ditës së sotme, prandaj mos u frigoni dhe ejani të matemi”, përfundon reagimi i BDI-së.
BDI: Partia u reformua me ikjen e Izet Mexhitit, VLEN po na sulmon me komunikata që ia shkruan OBRM-PDUKM-ja appeared first on Telegrafi.