BDI akuzon ministrin e Ministrisë për Punë Politike Sociale të udhëhequr nga OBRM-PDUKM se rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaçërisht ndaj shqiptarëve.
“Ditë më parë në televizion nacional i njëjti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanë bërë shpërndarjen e ndihmave sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare.
Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënues se do të bartin përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e marra financiare.
Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytëzues e secilës prej pakove sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk pranon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njëjtën ua mundëson vet sistemi i krijuar.
Ditët e fundit Sistemi Spil po hasë në probleme, ndryshimi i të dhënave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve”, akuzojnë nga BDI.
Nga atje i bëjnë thirri ministrit të punës dhe politikës sociale që deri në azhurnimin e saktë të të dhënave të tërhiqet nga ky vendim, për ndryshe do të mund të konstatojmë se veprimi është i qëllimshëm dhe tendencioz pikërisht në prag të fillimit të fushatës zgjedhore.
Më herë ministri i MPPS-së, Gjoko Velkovski tha se 2252 persona në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë ndihmë sociale dhe pension për më shumë se një vit./Telegrafi/
BDI: Ministri i OBRM-PDUKM-së shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare appeared first on Telegrafi.