Në një mbledhje të rendit të ditës në Tetovë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim shpalli formimin e Frontit Europian si një hap vendimtar drejt integrit europian dhe largimit të ndikimeve të padëshirueshme në vendin tonë, përcjell Telegrafi.

Kryetari Ali Ahmeti prezantoi programin e përbashkët të koalicionit për integrim europian, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese, luftën kundër korrupsionit, dhe marrëveshjen ekonomike. Në këtë kontekst, u prezantua edhe kandidati i përbashkët për president, Bujar Osmani.

“Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Europian të prezantuara nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:

Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti
Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku
Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki
Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein
Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela
Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti” shkruajn ato.

Me këtë rast, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së ftoi anëtarët e partisë dhe qytetarët në përgjithësi për të mbeshtetur Frontin Europian dhe kandidaturën e Bujar Osmanit për zgjedhjet presidenciale, duke shprehur bindjen se kjo është rruga më e sigurt drejt integrit europian dhe zhvillimit të vendit tonë. /Telegrafi/

BDI konfirmon listat për deputetë dhe mbështetjen për Frontin Europian e kandidaturën e Osmanit për president appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version