Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësimet e saj rreth situatës së krijuar pas refuzimit të presidentes Siljanovska për të nënshkruar dekretin për licencat në të dy gjuhët.

Nga BDI thonë se “ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një iluzion të madh – askush nuk është bërë më i madh duke nënçmuar tjetrin, përkundrazi”.

“Jemi të zhgënjyer edhe nga heshtja e atyre bashkëqytetarëve që shohin, por nuk reagojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, kjo është një çështje e vlerave të këtij shteti. Ajo që ne si shqiptarë e kemi të shenjtë – gjuha jonë, dinjiteti ynë, pjesëmarrja jonë e barabartë në këtë vend – nuk mund të jetë vazhdimisht një objektiv agresioni pa pasoja për shtetin në tërësi. Në prag të festave të Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve ortodoksë u urojmë paqe, harmoni dhe ngrohtësi në familjet e tyre”.

“Vlerat e vërteta nuk maten me atë se sa ulet tjetri, por me atë se sa mund të rritemi së bashku, me respekt dhe mirëkuptim. Bashkëjetesa nuk është dobësi, por forcë. Ndryshimet nuk janë pengesë, por pasuri. Të gjithë qytetarëve u urojmë festa të mbushura me mirësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI: Jemi të shqetësuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version