Bashkimi Demokratik për Integrim ka reagua për vendimin e presideentit Pendarovski për mos dekretimin e ligjit për lojërat e fatit.

Nga BDI thonë se ky vendim i Pendarovskit është për keqardhje.

Lexo po ashtu
Pendarovski nuk e nënshkruan Ligjin për lojërat e fatit, kërkon nga Kuvendi ta rinis procedurën

“Dy vite me radhë, opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijët tanë. Motivet i njohim të gjithë.

Pas të gjitha bllokadave dhe obstrukcioneve, shumica parlamentare më në fund e miratoi ligjin i cili u përshëndet nga të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, serbë, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijët”, si edhe nga shoqatat antibixhoz.

Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijët tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjerim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove.


Lexo po ashtu
Miratohet Ligji për lojërat e fatit, kazinotë dhe bastoret duhet të jenë 500 metra larg shkollave

Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit është përrallë mbas darke, imagjinoni, s’paska patur vërejtje për përmbajtjen por për procedurën”, thonë nga BDI.

Nuk dorëzohemi nga kjo betejë, shtojnë nga atje, dhe jemi të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegje të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove./Telegrafi/

BDI: Është për keqardhje vendimi i Pendarovskit për mos nënshkrimin e ligjit për lojërat e fatit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version