Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka dëshmuar jokapacitetin dhe fjalët boshe të koalicionit qeveritar pa legjitemitet etnik, sidomos të partnerit shqiptar, i cili edhe një hëre dëshmoji se është aty vetëm për interesa personale, pa asnjë kapacitet të ketë ndikim në vendimmarrje, e kësaj radhë tek dokumenti esencial i cili definon të gjitha rrjedhat financiare, ekonomike por edhe sociale të një shteti.
Nga BDI thonë se duke analizuar propozim buxhetin, me keqëardhje duhet të konkludojmë se asnjë nga këto karaktiristika ose atribute të një buxheti zhvillimor dhe demokratik nuk është paraparë as përafërsisht në propozim buxhetin e qeverisë për vitin 2025.
“Kemi rritje enorme të shpenzimeve buxhetore, thesari nuk do të mbushet për shkak se nuk respektohet rregulla fiskale me deficit, i cili tani më është edhe më i lartë se në vitin 2024. Borxhi publik do të rritet edhe më tepër dhe e tërë kjo tregon se aroganca e zyrtarëve as nuk zbutet as nuk mund të kontrollohet.
Për të qenë më qartë për opinionin e gjërë, në propozim buxhetin e vitit 2025 ka të ardhura dhe shpenzime më të larta se buxheti i vitit 2024, ne strukturen e buxhetit shpenzimet kapitale jane më të ulëta (12.6% krahasuar me 13.1%) dhe ka deficit më të lartë në krahasim me buxhetin fillestar për vitin 2024 (flasim për buxhetin e vitit 2024 para rebalancit nga qeveria pa legjitimitet etnik, kur u rrit ndjeshëm deficiti buxhetor dhe u ulën mejtet për projekte kapitale dhe strategjikepër vitin 2024).”, thonë nga BDI.
Nga atje po ashtu akuzuan se nga 34.5 miliot e premtuara për ndërtimin e kampusit të Universitetit Nënë Tereza, me Buxhetin 2025 janë ndarë vetëm 209.000 euro ose me saktë 12 milion denarë./Telegrafi/
BDI: Buxheti për vitin 2025 është diskriminues appeared first on Telegrafi.