BDI sot ka akuzuar drejtorin e MEPSO-s se ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese e cila kap shifrën prej mbi 380.000 euro

“Pas skandalit të furnizimit me lule, me çmim prej 9000 denarë për 1 lule, nga Burim Latifi- kushëriri i parë i Izet Mexhitit dhe Drejtor në Mepso, sot publikojmë skandal të ri të kuadrove të paafta, të korruptuara të koalicionit Vlen.

Ky skandal lidhet me Fatmir Limanin- Bravandreqësin i cili përmes Kryetarit të Degës dhe udhëheqësit të TEC Oslomej ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhepse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.

Që skandali të jetë edhe më i madh, vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro.

Paramendini, rreth 30 euro për 1 orë punë paguhet për shërbime bravandreqëse ose thënë ndryshe për ndërrim të bravave me këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e MV- EMV do të duhet ti paguajë një firme të jashtme plot 1780 denarë për 1 orë.

Kjo marrëveshje, përveç se korruptive nuk ka si të jetë ndryshe, ndaj i ftojmë organet kompetente të nisin procedurë për aktorët e marrëveshjes së këtillë kriminele që realizohet nga udhëheqës të paaftë e të korruptuar”, akuzojnë nga BDI./Telegrafi/

BDI: 380.000 Euro për shërbime bravandreqëse-salduese nga Qeveria jolegjitime në EMV appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version