Dje në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, pas marrjes së informacioneve paraprake operative dhe masave taktike operative, kanë ndaluar dy personat C.D. nga Shkupi dhe T.A. nga Manastiri, të cilët u gjetën duke blerë dhe shitur rreth 500 gramë marijuanë.

Pas konsultimit me prokurorin publik dhe urdhrit për bastisje të marrë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e C.D. në Shkup, gjatë së cilës janë gjetur një kavanoz me marijuanë, kavanoza bosh me mbetje marihuanë dhe një peshore digjitale.

Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, në procedurë të shpejtë ndaj tyre do të ngritet kallëzimet përkatëse penale./Telegrafi/

Bastisje në Shkup, ndalohen dy persona appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version