
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, pas bastisjeve në rajonin e Çairit, kanë gjetur 1.780 kg marihuanë. Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një 60-vjeçar.
“Më 03.04.2025 në orën 18.20 në Shkup, nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB-Shkup kanë privuar nga liria Z.Т.(60) nga Shkupi. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij dhe në hapësirat e bodrumit në rajonin e Çairit, ndërsa pas urdhrit paraprak të Gjykatës Themelore Penale Shkup, ishin gjetur dhe sekuestruar peshore digjitale dhe 14 kavanozë dhe një qese me marihuanë, me peshë të përgjithshme prej një kilogram e 780 gram.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim penal me procedurë të shpejtë sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Bastisje në Shkup, kapen lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.