MPB njofton se në një objekt hotelierik në rrugën Tetovë-Gostivar janë kapur disa shtetase të huaja.
“Me datë 09.01.2025, në periudhën nga ora 02.50 deri në ora 04.00, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë Galate kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik përgjatë rrugës magjistrale Tetovë-Gostivar në zonën e fshatit Zubovcë, Rajoni i Gostivarit, ku personi përgjegjës ishte R.B (50) nga Gostivari.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe ndaluar pesë shtetas të huaj (tre nga Republika e Shqipërisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Kosovës), të cilët kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin e tyre.
Ata janë mbajtur në stacionin policor për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Bastisje në një objekt në rrugën Tetovë-Gostivar, ndalohen pesë shtetase të huaja appeared first on Telegrafi.