MPB Maqedoni njofton se në Gostivar është realizuar bastisje dhe është ndaluar një person.

“Më datë 12.03.2025 në ora 07.00, zyrtarët policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminale pranë Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria D.M (36) nga Gostivari”.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

Bastisje në Gostivar, ndalohet një person për posedim të drogës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version