MPB Maqedoni njofton se dje (17.10.2024) në ora 13 në Gjevgjeli, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë, e kanë arrestuar personin S.V.(28) nga Gjevgjelia.

“Gjatë kontrollit në dy lokacione në Gjevgjeli të përdorura nga personi, me urdhër të gjykatës janë gjetur marihuanë dhe një objekt me mbetje të lëndës bimore”.

“Personi është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Bastisje në Gjevgjeli, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version