Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit në ceremoninë e sotme të betimit, njoftoi Shërbimi për Punë të Jashtme të BE-së (EEAS), përcjell Telegrafi Maqedoni.
“BE rikujton rëndësinë e përputhshmërisë së plotë me marrëveshjet ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet në deklaratën e EEAS.
Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes rrjetit social “X” tha se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me anëtarësimin në BE duke zbatuar reformat dhe duke respektuar marrëveshjet e lidhura, përfshirë atë të Prespës.
“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është më e rëndësishme që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ka shkruar Ursula von der Leyen.
Bashkimi Evropian i kujton Siljanovskës se marrëveshjet aktuale duhet të respektohen appeared first on Telegrafi.