Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit ka publikuar të dhëna të reja të Barometrit të Ballkanit, në lidhje me ekonominë, perceptimin e korrupsionit, si dhe klimën e biznesit.

Në pyetjen nëse qytetarët mendojnë se situata ekonomike do të përmirësohet, do të mbetet e njëjtë ose do të përkeqësohet, shumica e qytetarëve të RMV-së mendojnë se do të mbetet e njëjtë (44 përqind), përcjell Telegrafi Maqedoni.

26 përqind mendojnë se situata ekonomike do të përkeqësohet, ndërsa 24 përqind mendojnë se do të përmirësohet. 7 përqind nuk janë përgjigjur.

Kurse sa i përket efikasitetit të luftës kundër korrupsionit, shumica e qytetarëve mendojnë se lufta nuk është efikase.

Sa i përket politikave nacionaliste që penojnë më së shumti bashkëpunimin rajonal, qytetarët besojnë se politika nacionaliste në të gjithë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po pengon bashkëpunimin rajonal, dukshëm më shumë sesa mungesa e besimit për shkak të historisë, paragjykimeve ose ndarjeve etnike.

47% e qytetarëve të vendeve të Ballkanit e mendojnë një gjë të tillë.

Anketat e Barometrit Ballkanik të vitit 2024 u kryen midis marsit dhe fillimit të prillit 2024 në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Anketa e Opinionit Publik parashtroi 48 pyetje për 6000 qytetarë dhe Anketa e Opinionit të Biznesit paraqiti 40 pyetje për 1200 pronarë, menaxherë apo drejtues biznesesh. /Telegrafi/

Barometri i Ballkanit, qytetarët e RMV-së mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e njëjtë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version