Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga Komuna e Likovës tashmë është në terren mes popullatës, e cila dje ka pësuar dëme nga reshjet intensive të shiut dhe breshërit që ka përfshirë rajonin verilindor të vendit, thanë sot për AIM nga komuna e Likovës.
“Komuna e Likovës është përfshirë nga breshëri dhe shiu intensiv. Mund të themi se janë prekur të gjitha vendbanimet duke filluar nga Llojane deri në Nikushtak. Qytetarët tashmë kanë nisur denoncimin e dëmeve. Nga kultura bujqësore dëmtime ka në plantacione me qepë, perime, patate, misër, elb…”, thonë nga komuna e Kumanovës.
Sipas bashkisë, deri më tani nuk raportohet për dëme në infrastrukturë tjetër dhe rrëshqitje dherash në rrugë.
Më herët, banorët e fshatrave të Likovës kanë thënë për AIM se ka dëme në plantacione, të mbjella dhe shtëpi, janë dëmtuar panelet diellore dhe veturat.
Banorët e Likovës fillojnë me paraqitjen e dëmeve bujqësore pas reshjeve të djeshme appeared first on Telegrafi.