Elmi Aziri, deputeti i ASH-së krahu i Selës, akuzon “Të Majtën” se po i pengon gjuha shqipe në institucionet e vendit.
Ai tha se nuk mbështetin interpelancën kundër Gashit, por jo për motivet e së “Majtës” fashiste”.
“Fronti Europian është kundër kësaj interpelance, por jo për motivet e juaja fashiste. Afrim Gashi duhet të jap dorëheqje për shkak se nuk ka legjitimitet, sepse nuk është zgjedhur me votat e shqiptarëve, por është i përkëdheluri i Mickoskit”, tha Aziri.
Aziri tha se kur vjen në pyetje çështja kombëtare të gjithë ne bëhemi bashkë
“Tendenca juaj për ta deshtiptarizuar parlamentin, edhe institucioni edhe shtetin ne atëherë do jemi të gjithë bashkë, këtë asnjëherë mos e largoni nga mendja. Këto tendencat e juaja fashiste nuk do t’ju kalojnë”, tha Aziri.
Aziri tha se gjuha shqipe ka qenë para se me ju me qenë këtu, prandaj ju jeni dhe kundër flamurit të NATO-s dhe BE-së ju pengon edhe flamuri shqiptar./Telegrafi/
Aziri ndaj “Levicës”: Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj appeared first on Telegrafi.