Opozitarja Fronti Europian vazhdon të ripërsëris deklaratën për protesta të mundshme. Deputeti i këtij koalicioni Elmi Aziri në Daily Click thotë se do të përdorin të gjitha instrumentet demokratike, ligjore që i lejon kushtetuta, për t’u organizuar politikisht dhe sipas tij për ta mbrojt të drejtën e tyre që shqiptarët të vendosin se kush i përfaqëson në institucione.
Deputeti Aziri foli edhe për destabilizimin duke potencuar se nuk ekziston një gjë e tillë përveç se në kokën e partive në pushtet.
“Unë nuk mund në këtë moment ta konfirmoj një gjë të tillë sepse nuk ka ndonjë vendim, nuk është se është ndërmarrë ndonjë vendim, por e thash se, të gjitha ato që na i lejon ligji ose kushtetuta ne do t’i shfrytëzojmë për realizimin e objektivit tonë madhor, cili është objektivi jonë, legjitimiteti”, tha Elmi Aziri.
Aziri bëri të ditur se si koalicion do të bëjnë përpjekje që me zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë të vitit të ardhshëm, të mbahen paralelisht edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Dështimi në ekonomi, dështimi në kohezionin e brendshëm, instalimi i nacionalizmit agresiv nëpër institucione, mendoj që janë parakushte më se të mjaftueshme që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme një ditë e më përpara”, deklaroi Aziri.
Aziri: Ka parakushte për të pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Telegrafi.