Avokati i Arben Taravarit, Abidin Abduli njofton se do të ankimojë vendimin e gjykatës së Tetovës për dhënien e vulave të ASH-së krahut të Ziadin Selës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Abidini tha se dëshmia jonë në gjykatën e Tetovës kanë qenë deklaratat e 68 kuvendarve të noterizuara në gjykatë të cilët nuk kanë marrë pjesë në kongresin e Selës. Nga 137 kuvendar 68 kuvendar nuk kanë marrë pjesë në kongresin e Ziadin Selës mirëpo ato janë zëvendësuar me njerëz tjerë e cila nuk është legjitime.
Abidini tha se gjykatësi nuk ka marrë parasysh argumentet e dorëzuara.
Avokati Abidin Abduli tha se për këtë rast janë ndërruar 4 gjykatës, ndërsa dyshon se ky vendim është sjellur jashtë institucionit dhe vetëm është nënshkruar nga gjykatësi Ilir Rexhepi.
“Dyshimet tona për një krim të organizuar mes kryetarit të gjykatës. Gjykatësit që ka vendosur për lëndën dhe njërit prej avokatëve të palës tjetër është i dukshëm. Lëndën do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit në Gostivar dhe gjithsesi dyshojmë te të gjitha mundësitë për të kërkuar përgjegjësi procedurale dhe penale për kryetarin e gjykatës dhe gjykatësin që ka vendosur në lëndë”, theksoi avokati Abidin Abduli.
Abduli tha se për ankimimin e vendimit ka afat 15 ditë./Telegrafi/
Avokati i Taravarit: Gjykata anashkaloi argumentet tona për vulat e ASH-së appeared first on Telegrafi.