
Pamundësia për të marrë dokument udhëtimi ka qenë shkak i shkeljes së një sërë të drejtave, lirisë së lëvizjes, zhvillimit profesional, kujdesit shëndetësor jashtë vendit, pjesëmarrjes në sporte dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi.
Lëshimi i pasaportave ishte problemi më i madh për qytetarët e Maqedonisë në gjysmën e parë të vitit 2024, me më së shumti ankesa të paraqitura në Avokatin e Popullit.
Edhe vitin e kaluar qytetarët kanë bërë ankesa për shkelje të të drejtave në marrëdhëniet e punës, si dhe në fushën e urbanistikës dhe ndërtimit, dhe ndër të drejtat e konsumatorëve, problemi më i theksuar ishte problemi i faturave të larta për energjinë elektrike të konsumuar.
Ziberi theksoi se në fushën e mjedisit “është shënuar një hap i rëndësishëm përpara” si për nga numri i ankesave të parashtruara ashtu edhe për nga shumëllojshmëria e nënfushave për veprimin e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit vitin e kaluar ka pranuar një numër të madh parashtresash nga qytetarët të cilët, siç tha ai, u bënë “viktima të labirinteve juridike dhe paqartësive juridike” pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjet për detyrimet dhe përmbarimin dhe gjykatat, ndërsa përmbaruesit refuzuan t’i zbatojnë në praktikë.
Avokati i Popullit apeloi te institucionet kompetente që “të plotësojnë boshllëkun ligjor të krijuar nga gjykata duke shfuqizuar dispozitat e disa akteve ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me punësimin e përkatësive etnike joshumicë apo balancuesit të famshëm” në një kohë sa më të shkurtër me një ligj të përshtatshëm./Telegrafi/
Avokati i Popullit-Maqedoni: Institucionet kompetente të plotësojnë “boshllëkun ligjor” pas shfuqizimit të balancuesit appeared first on Telegrafi.