Shërbimet Inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) zbuluan dhe parandaluan kontrabandimin e qengjave nga Maqedonia e Veriut, në Shqipëri.
Siç informon AUV, bëhet fjalë për 63 qengja të cilat është tentuar që ilegalisht të kontrabandohen në Shqipëri, ndërsa ishin rritur afër Prilepit.
“Në një aksion të koordinuar, automjeti me të cilin janë transportuar qengjat është ndërprerë nga nëpunësit policor në Strugë dhe pas kontrollit të zbatuar nga inspektorët e AUV-së është konfirmuar se bëhet fjalë për 63 qengja të cilët nuk janë identifikuar sipas Ligjit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve, ndërsa transportuesi nuk ka poseduar edhe certifikatë për gjendjen shëndetësore të bagëtive. Sipas deklaratës së dhënë të transportuesit, bagëtitë vinin nga Prilepi”, theksojnë nga AUV.
Sipas dispozitave të Ligjit për kontroll inspektues, qengjat janë marrë nga personi që i ka transportuar dhe i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Kundër transportuesit do të parashtrohen sanksione kundërvajtës për lëvizje të bagëtive të paidentifikuara.
AUV dhe MPB parandaluan kontrabandim të qengjave nga Maqedonia për në Shqipëri appeared first on Telegrafi.