Aurora Neziri është vogëlushja e radhës mysafire në emisionin e fëmijëve TMkids.

Aurora është një vajzë e urtë, e sjellshme, mirëpo shumë energjike.

Ndonëse për të është hera e parë që merr pjesë në një emision si TMkids, ajo ka mendime origjinale, rrëfeu për pasionet e saja dhe gjërat që pëlqen.

Aurora tregoi se ka edhe një motër më të vogël më të cilën luanin së bashku, ndanin lodrat bashkë, sepse siç tha ajo ka shumë lodra.

I pëlqen që gjithmonë të duket e të vishet bukur, teksa fustanet ishin të preferuarat e saj.

E për gjithë këtë pasion ndaj të bukurës, Aurora tha se kur të rritet dëshiron që të jetë një grimere dhe floktare e njohur, që përveç se do të kujdeset për vetën, do të kujdesej edhe për bukurinë e shumë vajzave të tjera.

Ajo tha se i pëlqen shëtitjet, teksa përmendi dhe udhëtimin e saj së bashku me familjarët për në Turqi.

E natyrisht që i pëlqen edhe muzika, ndaj nuk hezitoi aspak dhe këndoi për ne këngën “O moj dashni” që ishte e preferuara e saj.

Shumëçka interesante rrefeu për ne vogëlushja Aurora, ndaj për të ndjekur rrëfimin e plotë të saj, mund të klikoni në videon e poshtë vendosur. /Telegrafi/

Aurora Neziri në TMkids, vogëlushja energjike që ka pasion veshjet e bukura, grimin dhe këngën appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version