
Aleanca për Shqiptarët – Dega në Vrapçisht nëpërmjet një postimi ka informuar opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtit.
“Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë”, ka njoftuar Zulhajrat Demiri, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Vrapçisht.
Kujtojmë se Isen Shabani është nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela.
Ai ditë më parë tha se do të kandidohet si kandidat i pavarur për Vrapçishtin, mirëpo nuk dha detaje shtesë për vazhdimësinë e pozitës së tij në ASH.
ASH- Sela Vrapçisht: Qëndrimi i Isen Shabanit që të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale është personal, jo i partisë appeared first on Telegrafi.