Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së.

Partinë në pushtet e kanë cilësuar të njëjtë si në kohën e Nikolla Gruevskit dhe Gordana Jankullosvskës.

“Pas degradimit të shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse, dorëheqjes së njërit prej funksionarëve shqiptarë për shkak të mospërfiëljes, mos ndëshkimit të policit që demoloi flamurin shqiptar, tani ka filluar edhe ndryshimi i simboleve të njësiteve duke vendosur simbole partiake të OBRM-PDUKM-së, duke na rikthyer si dezhavu në kohën e Jankullovskës. Në 80 vjetorin e njësitit për mbrojtje të afërt të personave dhe objekteve, në simbolin e këti njësiti në vend të bufit është vendosur luani i OBRM-PDUKM-së. Me këto veprime, Ministria e Punëve të Brendshme gjithnjë e më shumë po bëhet një etnike dhe një partiake, duke u rikthyer në famëkeqen “MVR-OBRM-PDUKM”.

Nga ASH-Sela pyesin zëvendës ministrin shqiptar dhe partitë shqiptare në Qeveri se përse nuk reagojnë ndaj këtij veprimi.

“A është ky çmimi që duhet të paguajnë shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi për disa kolltuqe të funksionarëve të Vlenit!?”, thonë nga ASH-Sela.

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version