Nga Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me debatin për stemën dhe simbolet tjera shtetërore.
Nga ASH thonë se ky debat është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët. Tutje nga ASH-ja bëjnë thirrje që ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, duke shtuar se himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta.
“Ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta
Debati për stemën dhe simbolet e tjera shtetërore, ashtu siç po imponohet nga OBRM-PDUKM dhe vasalët shqiptarë në Qeveri është vetëm një tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët, për të etnizuar shtetin dhe për të forcuar diskriminimin ndaj të gjithë qytetarëve. Përgjigja e përfaqësuesve të VLEN-it është edhe më e rrezikshme sesa vetë iniciativa e padronëve të tyre.
Heqja e termit ofendues “20%” dhe emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe nuk guxon të ndërlidhet me ndryshimin e stemës dhe vendosjen e luanit të OBRM-PDUKM-së. Emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe dhe ndryshimi i himnit dhe flamurit, janë nevojë për të korigjuar padrejtësitë dhe për të trajtuar siç duhet bashkësitë etnike në vend. I gjithë monologu i partive në pushtet po zhvillohet në drejtim të gabuar”, thonë nga ASH.
ASH-Sela: Heqja e 20% nuk guxon të ndërlidhet me ndryshimin e stemës appeared first on Telegrafi.