Ministri jolegjitim i Shëndetësisë, Arben Taravari është fajtori kryesor që qindra shqiptarë në klinika dhe spitale të ndryshme në mbarë vendin sot ngelin në rrugë dhe ju ndërpriten kontratat, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës.

“Gjatë kohës kur Aleanca për Shqiptarët ishte në Qeveri, ministrat tanë propozuan dhe kaluan vendimin për shpalljen e konkursit për mbi 1.100 të punësuar në shëndetësi, me të cilin parashihej që të punësuarit me kontrata të marin vendime të përhershme pune. Këtë konkurs e procesoi ish ministri, Ilir Demiri deri në fazën e fundit të testimit dhe intervistave. Me ardhjen e Taravarit në krye të ministrisë, ai nga kabineti i tij lëshoi një email deri tek të gjitha institucionet për të ndërprerë procedurën e realizimit të konkurseve, ndërsa menjëherë filloi edhe me shkarkimin dhe ndërimin e drejtorëve, për të realizuar sa më lehtë këtë skenar”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Në letrën lëshuar institucioneve shëndetësore, theksojnë nga atje, Taravari shkruan se do të pasojnë aktivitete të tjera, ndërsa jemi dëshmitarë se aktivitetet e vetme që pasuan ishin ndërprerja e kontratave për të punësuarit shqiptarë dhe zëvendësimi i tyre me aktivistë të VMRO-së dhe ZNAM-it.

“Me këtë vendim ashtu si edhe me vendimin për shfuqizimin e drejtorëve ekonomik dhe nënshkrimeve të lidhura, Taravari e konfirmoi se të vetmin mision ka inplementimin e projektit të Qeverisë monoetnike për deshqiptarizimin e shëndetësisë”, akuzojnë nga ASH./Telegrafi/

ASH krahu i Selës: Taravari i la pa vendime punonjësit shëndetësor dhe shkaku i tij, sot shqiptarët përjashtohen nga puna appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version