Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Isen Shabani tha se është e patolerushme të ironizosh me rast “terrorist” siç ishte 27 prilli, pas pamjeve që u panë nga Karnevali i Vevçanit.
Shabani kërkoi që institucionet të veprojnë dhe ta dënojnë këtë veprim.
“Me kthimin e OBRM-PDUKM-së në pushtet duket që i është rikthyer traditës së vjetër kun ë të kaluarën njihej për shfaqje të ngjajshme ofenduese e që ngjallnin urrjetje ndaj shqiptarëve. Nuk tolerojmë, as nuk pranojmë që të bëhet satirë me tragjedi personale me ngjarje të rënda që në vete paraqesin një akt terrorist e aq më pak kur tallja bëhet me viktimën. Shfaqja në karnevalet e Vefçanit është vazhdimsi ndoshta edhe më e rëndë se sa vet sulmi dhe tentimi për vrasje i 27 prillit. Kërkojmë nga autoritetet kompetente dhe të gjithë faktorët politik dhe institucional që të ndëshkojnë veprimet e këtilla që prekin, jo vetëm ndjenjat personale dhe familjare të z.Sela, por edhe të një populli të tërë në vend e më gjërë. Për këto veprime organizatorët dhe personat që realizuan këtë shfaqje të rëndë dhe nënçmuese duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, deklaroi Shabani.
ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm appeared first on Telegrafi.