Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska, pas paralajmërimeve për reshje bore dhe temperatura të ulëta në ditët në vijim, gjatë natës së kaluar ka mbajtur takim koordinues në terren me shërbimin dimëror të Bashkisë së Shkupit dhe ndërmarrjet publike të Shkupit.
Në koordinim u konstatua se Bashkia e Shkupit është e gatshme që në kushte dimërore t’i mirëmbajë dhe pastrojë rrugët nga bora.
“Bashkia e Shkupit rekomandon drejtuesit e automjeteve që të lëvizin me kujdes në komunikacion dhe t’u përmbahen kushteve të rrugës. Apelojmë tek të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetarët që të respektojnë detyrimet ligjore për pastrimin e borës dhe akullit nga hyrjet në objektet afariste dhe banesore”.
“Për kujtesë, Bashkia e Shkupit është përgjegjës për bulevardet dhe rrugët e qytetit, ndërsa rrugët e mbetura janë në përgjegjësi të komunave, të cilat janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Arsovska: Bashkia e Shkupit është e gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve appeared first on Telegrafi.