MPB Maqedoni njofton se dje (19.11.2024) në ora 05:20 në magjistralen Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të vendit të quajtur “Milci”, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje dhe Kontroll Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria A.B (35) nga fshati Haraçinë, Shkup.

Punonjësit e policisë kanë vërejtur se si një grup migrantësh kanë hyrë në veturën “Chrysler” me targa të Shkupit, të cilën i arrestuari e drejtonte.

“Automjeti u ndalua dhe në të u gjetën nëntë emigrantë nga Irani që kishin dalë më parë nga automjeti.

“Emigrantët janë transferuar në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa A.B. është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe kundër tij është bërë kallëzim penal nga neni 418-b-“Kontrabanda me migrantë”. Gjyqtari i procedurës paraprake i A.B. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas së cilës është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtje të masës”, thonë nga MPB.

Arrestohet një person nga Shkupi, transportonte emigrantë nga Irani appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version