MPB Maqedoni njofton se dje (11.08.2024) në ora 12:30 në fshatin Romanovcë, Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar personin S.Sh (26) nga po i njëjti, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me një vit burg.

Siç njoftojnë nga MPB, ai ishte i dënuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

“S.Sh. është dërguar në burgun e Kumanovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Arrestohet një person nga Kumanova, ishte i dënuar për shitje të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version