SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër J.Z. (32) nga Shkupi për veprën penale “vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë”, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.
“Më 17.11.2024 në ora 12:30 në SPB Shkup H.D (44) ka raportuar se rreth orës 11:50 në një stacion autobusi në zonën e Karposhit, një person i ka marrë me dhunë portofolin dhe celularin”.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë ndërmarrë masa dhe veprime dhe kanë zbardhur rastin. J.Z i është ndaluar dhe është bërë kallëzim penal përkatës ndaj tij”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Arrestohet një hajdut në Shkup, i ka marrë me forcë portofolin dhe telefonin një gruaje në stacionin e autobusëve appeared first on Telegrafi.