Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 26-vjeçar nga Kumanova pasi është arratisur nga burgu, ka vjedhur në një dyqan. Nga MPB thonë se i njëjti është arrestuar.
“Me datë 16.04.2024, në ora 03:30 në Kriva Pallankë, zyrtarë policorë nga Kriva Pallanka kanë privuar nga liria E.Z (26) nga Kumanova. Ai dyshohet se pasi është arratisur nga burgu, ka marrë sende dhe para nga një objekt shitës në Kriva Pallankë”, thonë nga MPB.
Arrestohet një 26-vjeçar nga Kumanova, ishte arratisur nga burgu appeared first on Telegrafi.